"Nxjerrje e sekretit shtetëror", GjKKO dënon me 3 vjet burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor dhe dënoi me 3 vjet burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.
Ish-deputeti socialist u shpall fajtor për nxjerrje të sekretit shtetëror për disa episode.
Çyrbja deklarohet fajtor dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode si dhe për korrupsion në zgjedhje.
Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, zbret në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Altin Hajri, u dënua në mungesë, me 3 vjet burg për korrupsion ne zgjedhje, tregim te sekretit shtetëror, dënim që zbret në 2 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit dhe u dënua me 2.6 vite burg, dënim që zbret në 1.8 vjet për shkak të gjykimit. /Euronews/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































