LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit shqiptarë në Çashkë do të mësojnë në mektebin e xhamisë, derisa MASH ta ndërtojë shkollën në Banjicë

Nxënësit shqiptarë në Çashkë do të mësojnë në mektebin e xhamisë, derisa MASH ta ndërtojë shkollën në Banjicë

Derisa të përfundojë ndërtimi i shkollës së re në fshatin Banjicë, nxënësit shqiptarë nga Çashka do të mësojnë në objektin e xhamisë, e cila përdoret për studime fetare.

Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë nga e hëna do të mësojnë në objektin e posaçëm në oborrin e xhamisë në lagjen Çashkë, sepse prindërit e fëmijëve maqedonas nuk janë pajtuar sërish që këta fëmijë të mësojnë në shkollën “Todor Janev” në Çashkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fëmijët do të mësojnë në një objekt që përdoret për edukim fetar. Është objekt i veçantë në oborrin e xhamisë dhe ka karakter të përkohshëm. Fëmijët do të fillojnë të mësojnë atje nga e hëna. Në Banjicë shkolla është në dorë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e jona si komunë ka mbaruar, tani duhet të zgjedhin një kontraktor dhe ta montojnë”.


“Në Çashkë nuk ka tensione, vetëm se jam i zhgënjyer që me gjithë tentativat që bëmë, nuk morëm pëlqimin nga prindërit që fëmijët shqiptarë të vazhdojnë studimet edhe dy-tre muaj në “Todor Janev” që të mos mësojnë në dhoma të tjera, por këtu në Çashkë nuk kishte mirëkuptim. Prindërit nuk e kanë lejuar dhe nuk mendoj se ka pasur nevojë për të ardhur deri aty, por problemet tashmë po zgjidhen mirë”, tha për “Fokus” kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shenckës nuk është marrë asnjë informacion se mësimi për një pjesë të nxënësve në Çashkë është i organizuar në një objekt që nuk ka aktivitet arsimor, por thonë se organizimi i procesit arsimor në nivel lokal është përgjegjësi e komunës dhe kryetarit të komunës.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se thirrja publike është mbyllur dhe aplikimet janë duke u shqyrtuar. Ajo bëri të ditur se për këtë shkollë janë ndarë 6,5 milionë denarë, ndërsa pagesa do të bëhet varësisht se si do të kryhen punimet.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndërtojë një shkollë të re në fshatin Banjicë dhe procedura është në vazhdim. Ofertat e pranuara nga operatorët ekonomikë janë duke u shqyrtuar. Pas përfundimit të plotë të procedurës, aktivitetet do të nisin në terren, ku tashmë është ndërtuar një platformë betoni për ndërtimin e godinës, e cila do të ishte gati për 2 muaj”, thanë nga MASH.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prindërit e nxënësve maqedonas protestuan që nxënësit shqiptarë të lejohen të mësojnë në atë shkollë. Ata para shkollës fillore “Todor Janev”, nuk i lejuan mësimdhënësit të hyjnë në objektin e shkollës

Sipas marrëveshjes pas protestave, statuti i shkollës do të mbetet i pandryshuar, kompetencat mbi për shkollën “Todor Janev” i janë kthyer kryetarit të komunës Goran Stojanovski dhe është emëruar drejtor i ri i shkollës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori