Nxënësit në Mitrovicë marrin pjesë në programin edukativ të Muzeut gjatë pushimit pranveror

Nxënësit në Mitrovicë janë duke marrë pjesë në programin edukativ të Muzeut të Mitrovicës, edhe gjatë pushimit pranveror.
Gjatë ditës së djeshme ata kanë krijuar letër imazhe të frymëzuara nga ekspozita “Një jetë në gajtan”, shkruan Telegrafi.
“Sot, në punëtorinë e vizatimit, ata sollën në letër imazhe të frymëzuara nga ekspozita ‘Një jetë në gajtan’, duke e përjetuar trashëgiminë përmes ngjyrave dhe imagjinatës së tyre”, thuhet në njoftimin e Muzeut të Mitrovicës.
Thuhet se ky është një aktivitet që bashkon të mësuarit me argëtimin dhe njëkohësisht e bën muzeun një hapësirë të dashur për fëmijët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































