I gjithë vendi po i gëzohet lajmit për suksesin e Drin Krasniqit, studentit të vitit të katërt në Shkollën Amerikane në Kosovë, të cilit iu dha një mundësi e jashtëzakonshme për të ndjekur endrrën e tij.
Drin Krasniqi, student i vitit të fundit të shkollës së mesme në Shkollën Amerikane të Kosovës, është fitues i bursës së plotë 4 vjeçare për studimet universitare në Harvard, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo bursë mbulon shpenzimet e udhëtimit, shpenzimet personale, 4 vitet e shkollimit, akomodimin dhe ushqimin; vlerë kjo mbi 300,000 dollarë. Shkolla Amerikane e Kosovës është krenare dhe e privelegjuar që ka kontribuuar në një arritje të tillë. Drini ka treguar sukses të jashtëzakonshëm gjatë studimeve të tij në ASK dhe tani ai po e ndjek ëndrrën e tij për të qenë në mesin e mendjeve më të ndritura në botë.
Në një intervistë më të detajishme, Drini flet në lidhje me rëndësinë e sistemit amerikan të arsimit dhe rolit të ASK-së në zhvillimin dhe suksesin e nxënësve të saj.
Pse e zgjodhe Harvardin?
“Harvard gjithmonë ka qenë shkolla e ëndrrave. Për herë të parë për Harvardin kam dëgjuar nga filmat, ku përmendej si universiteti më i mirë në botë. Dy motrat e mia, të cilat kanë vijuar gjithashtu studimet në Shkollën Amerikane në Kosovë, vlerësojnë lartë rëndësinë e sistemit amerikan të arsimit, kështu duke më shtyer edhe mua të ndjek rrugën e tyre. Harvard ishtë zgjedhja ime e vetme duke marrë parasyshë programet e llojllojshme të studimeve të larta, ndihmave financiare dhe mbi të gjitha mundësinë që Harvard të ofron për të krijuar kontakte me gjithë botën. Të jesh pjesë e Harvard, do të thotë të jesh një nga mendjet më të ndritura në botë, ku do të kem rastin të mësoj shumë jo vetëm nga profesorët më të shquar, por edhe nga studentët më të dalluar. Konvikti i mrekullueshëm është gjithashtu një nga arsyet përse zgjodha Harvard.”
Si të ka ndihmuar/përgatitur ASK drejt këtij suksesi?
“Kur iu bashkova ASK-së në klasën e 10-të, kuptova që u bëra pjesë e një sistemi tërësisht ndryshe të shkollimit nga ai që isha më parë. ASK më mësoi si të jem lider në një moshë shumë të re, aftësi kjo që e posedojnë pothuajse të gjithë nxënësit e ASK-së. Shkolla amerikane bën përpjekje të vazhdueshme që të inkurajojë nxënësit të ngrisin zërin, si dhe i përgatisin ata që të jenë ndryshimi pozitiv i vendit. Përveç mësimdhënësve, të cilët janë gjithmonë aty për nxënësit edhe pas përfundimit të orarit mësimor, ASK më ka ofruar shumë mundësi të tjera, duke filluar nga pjesëmarrja në klube të ndryshme deri tek organizimi i aktiviteteve të ndryshme shkollore.”
Çka do t’iu thoje nxënësve/studentëve kosovarë?
“Do t’iu thoja që çdo gjë është e mundur, përderisa punoni për të. Harvard dhe universitetet tjera si Stanford, Yale ose MIT nuk janë vetëm për gjenitë ose për ata që fitojnë milionat çdo muaj. Këto shkolla gjithmonë synojnë të kenë studentët më të ndritur, nga vende të ndryshme të botës, të cilave keni mundësinë të ju bashkoheni edhe ju, po qe se punoni shumë në atë drejtim.”
Cilat janë qëllimet tua pasi të përfundoni studimet në Harvard?
“Pasi që të përfundoj studimet në Harvard, planifikoj të kthehem në Kosovë dhe me dijen e fituar atje, të ndihmoj edhe më shumë zhvillimin e vendit. Do të përkushtohem veçanërisht që të ndihmoj të rinjët kosovarë të pranohen në Universitet prestigjioze botërore, kështu duke rritur numrin e të rinjëve Kosovarë që kanë vijuar studimet në universitete si Harvard, Yale, Stanford, Princeton etj. Kjo do të bënte që studentët e tillë, do të shtyenin vendin drejt arritjeve dhe sukseseve të mëdha, qëllim ky imi, mirëpo edhe i ASK-së, kur bëhet fjalë për liderët e së ardhmes.”
Drin Krasniqi është njëri nga shumë liderë të së ardhmes në Kosovë, që kanë përfunduar studimet e tyre në Shkollën Amerikane në Kosovë. ASK gjithashtu mburret me suksesin e ish studentëve të saj, të cilët kanë fituar bursa të plota në shumë universitete të njohura të botës dhe që tanimë kanë sjellur ndryshimin në vendin tonë. Ndër më të suksesshmit janë: Agon Gashi – 2007, Bard College, NY; Agon Kastrati – 2012, Dartmouth College; Plarentina Desku – 2009, American University në Washington DC; Rea Dika – 2015, Webster University, Gjenevë; Fëllanza Limani – 2006, Kingston University, UK; Doruntina Hasani – 2010, Regents University, UK; Gresa Balaj – 2006, Emerson College, Boston, SHBA; Anita Gashi – 2015, Webster University, Holandë.
ASK ndjek kurrikulën amerikane sipas standardeve të unifikuara nga Common Core dhe AERO, (American Education Reaches Out). ASK përpiqet vazhdimisht të edukojë dhe përgatisë nxënësit në arritjen e synimeve të tyre, duke i ofruar çdo nxënësi mësim kualitativ në një ambient të ngrohtë dhe të sigurtë, që mundëson mendim kritik, bashkëpunues dhe efikas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje