Nxënësi i Khabib dominoi ‘luftën’, por u mposht nga Pettis me një nga nokautët më të mirë të vitit

Mbrëmë (e premte), në Dubai u mbajt një ngjarje PFL, ku pamë një nga nokautët më të mirë të vitit në MMA.
Sergio Pettis shkaktoi një sensacion duke e nokautuar në mënyrë spektakolare Magomed Magomedov në raundin e dytë.
Magomedov, një nxënës i Khabib Nurmagomedov, dominoi dhe dukej se po shkonte drejt një fitoreje të sigurt, duke e rrëzuar Pettisin disa herë në tokë, por nuk arriti ta detyronte të dorëzohej.
SERGIO PETTIS GET THE KO WIN WITH A NASTY ELBOW 😱 #RoadtoDubai pic.twitter.com/42dZh0WUTD
— ESPN MMA (@espnmma) October 3, 2025
Dominimi i Magomedov vazhdoi derisa ai nisi një tjetër përpjekje për ta rrëzuar dhe Pettis u përpoq të mbrohej duke i kthyer shpinën.
Në atë moment, Magomedov u qetësua për një milisekondë, dhe Pettis u kthye dhe e goditi me bërryl në kokë, duke e nokautuar.
Khabib Nurmagomedov and Islam Makhachev react to their teammate Magomed Magomedov being knocked out by Sergio Pettis in the 2nd round at #PFLDubai pic.twitter.com/qbtyn5b8Nc
— Red Corner MMA (@RedCorner_MMA) October 3, 2025
Amerikani regjistroi fitoren e tij të 25-të nga 32 ndeshje, ndërsa ishte humbja e pestë e djaloshit nga Dagestani në 26 ndeshje.
Në këndin e Magomedov, Khabib Nurmagomedov dhe Islam Makhachev mbetën të shokuar, pasi me siguri prisnin që nxënësi i tyre të fitonte. /Telegrafi/



















































