Me siguri që sot, ju, lexuese dhe lexues syçelët e mendjehapur të kësaj rubrike të përjavshme, po habiteni deri-diku me titullin e saj disi të çuditshëm: Thjesht një numër, 17! Duke e kuptuar habinë tuaj të sinqertë, po ju shpjegoj që në krye të herës se këtë titull ma imponoi krejt natyrshëm aktualiteti i këtyre ditëve të fundit; ma imponoi dita e 17 majit, një diel krejt ndryshe nga të tjerat kur, krejt pabesisht, me një dhunë të neveritshme, policia e shtetit, e armatosur dhe e pamëshirshme – a thua se kishte të bënte me një bandë kriminielësh tejet të rrezikshëm – sulmoi Teatrin Kombëtar, dëboi që andej ata artistë e intelektualë të tjerë të cilët e mbronin atë vend të shenjtë, pjesë të pandashme të kujtesës historike, socialkulturore et artistike të kryeqytetit e të vendit, para se fadroma famëkeqe me damkën e krimit në pushtet ta shkatërronte atë për kënaqësinë supersadiste të një grushti pushtetarësh gopçarë!
Kujdes: Epitetin “gopçar”, nëse ende nuk jua ka hasur deri tani as syri e has veshi, “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” (botimet EDFA, Tiranë, 2007), e shpjegon me këto fjalë: “I babëzitur, hamës, hamëtor, grykës, i pangopur, i pangopshëm, i pangishëm, i panginjur, makut, grykësor, babëziar, sylugat, i zijosur, i urëtuar, lakmitar, lakmues, ngrënës, llupës, llupash, barkaç, barkmadh, gojëlubi, zikeq, vampir, ladut, lakut, barkpangopur, barkshpuar, barpanginjur, barklubi, barkthes, barkvozë, barkkatua, barkshpellë, zorrëshpuar, gopç, nepsqar, barkstihi, gushëshpuar, lubi, lopëlarë, tamahqar, llabiç”. Pra, siç shihet, mbiemri “gopçar” nuk ka asgjë erotike, pavarësisht tri shkronjave të para, siç mund të hamendësonte ndonjë beqar i virgjër prej shekujsh.
Gjithsesi, le të kthehemi te numri 17. Në rininë time, kur ndonjëri prej nesh, djemve të mëhallës së Shkollës së Kuqe në Tiranë, nxirrte nga goja budallallëqe apo bënte marrëzira, ne e shpotisnim duke i thënë: “Qenke bërë për tek shtatëmbëdhjeta!” sepse, në atë kohë, Spitali i Tiranës përfshinte, ndër të tjera, klinikën e shërbimit të Psikiatrisë me dy pavijone, atë me numrin 17 dhe atë me numrin 18; tek i pari shtroheshin dhe kuroheshin pacientët më të rrezikshëm, ata që ishin aq të dhunshëm e që përbënin rrezikshmëri jo vetëm për familjet dhe të afërmit e tyre, por edhe për shoqërinë ose për bashkësi të caktuara (fqinjë, kolegë, fshat, lagje a qytet etj., etj.); tek i dyti shtroheshin dhe kuroheshin pacientë me çrregullime mendore, që jo rrallëherë i përkisnin shtresës së inteligjencës, por që paraqisnin rrezikshmëri vetëm për veten e tyre, pra që nuk ishin të dhunshëm me të tjerët.
Nga ana tjetër, sot, për shkak të shumë faktorëve ekonomikë (varfërim masiv i pandalshëm), socialë (pasiguri jetese në rritje) dhe psikologjikë (stres, ankth e depresion), shqiptarët, që po e përjetojnë keq e më keq këtë situatë të rënduar, nuk ngurrojnë më t’u drejtohen psikologëve, madje edhe psikiatërve, aq më tepër që në shërbimet psikiatrike që ofrojnë spitalet tona, ka mjekë shumë të kualifikuar, të specializuar edhe jashtë shtetit, shumica e të cilëve punojnë me ndërgjegje të lartë dhe pasion të veçantë. Në këto rrethana, psikosociologët prej kohësh e kudo kanë tërhequr vëmendjen e klasave politike dhe në veçanti të pushtetarëve, të cilët mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjendjen jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore të popujve të tyre.
Rrjedhimisht, prej vitesh krejt i zhgënjyer nga klasa jonë politike në tërësinë e saj, por kryesisht, sidomos e në veçanti nga qeveria aktuale (ende pa “h” mes germave “u” dhe “a”) dhe liderit të saj (ende pa “rr” të fortë), do të dëshiroja që, në të mirë të popullit tim të rraskapitur, të stërmunduar e të dërrmuar nga të tëra pikëpamjet, të përfshihej në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë një nen në bazë të të cilit presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryeministri e ministrat, kryeprokurori i përgjithshëm, si edhe kryebashkiakët e mbarë vendit, të bëhen çdo gjashtë muaj objekt i një kontrolli të imtë mjekësor të aftësive të tyre fizike e mendore nga specialistë vendas e të huaj anonimë, të maskuar dhe të pajisur me aparate që zërin të mos ua njohë askush, për të parë nëse, ato, personalitet e lartpërmendura, janë në gjendje të qeverisin me ekuilibër, efektshmëri e ndershmëri.
Së fundi, duke e lënë tani për tani mënjanë mundësinë e përmbushjes së dëshirës sime, lejomëni, o lexueset dhe lexuesit e mi syçelët e mendjehapur, t’i drejtohem ministres së Shëndetësisë që t’i bëjë një nder të madh kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj dhe ministrit Lleshaj duke i shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës për të përcaktuar nëse kanë qenë të përgjegjshëm apo të papërgjegjshëm kur ideuan, dhanë e zbatuan urdhrin e shembjes së Teatrit Kombëtar, urdhër, si pasojë e të cilit për pak do të ishin vrarë disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit; në rezultofshin të papërgjegjshëm, le të dërgohen jashtë shtetit për t’u kuruar e çlodhur falë parave të oligarkëve, por në dalshin të përgjegjshëm, atëherë le të presim me shumë durim reformën në drejtësi që të gjykohen një ditë, madje sa më shpejt, por jo kur të pjellë gjeli vezë, siç shprehemi ne, shqiptarët, ose kur pulave t’u kenë dalë dhëmbë, siç shprehen francezët! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë