Matthijs De Ligt është në një situatë shumë të rëndë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich.

Trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel për qendrën e mbrojtjes po preferon Dayot Upamecanon dhe koreanin Kim para qendërmbrojtësit holandez.


E situatën e tij po e përcjell me vëmendje Barcelona që synon ta transferojë holandezin i cili edhe më parë ishte në listën e katalunasve.

Duke marrë parasysh situatën që po kalon De Ligt, e ardhmja e tij vazhdon të jetë shumë e pasigurt në Munich.

Barcelona nuk ka mundësi financiare për të shpenzuar, por synojnë që ta ofrojnë holandezin si huazim në afatin kalimtar të janarit me mundësi blerje në qershor.

tuchel de ligt 1 e1695454738651

24-vjeçari edhe më parë ka treguar se i pëlqen Barcelona dhe palët në janar pritet të diskutojnë rreth mundësisë së huazimit të tij.

Edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë, pasi bavarezët kanë shpenzuar plot 75 milionë euro për transferimin e holandezit. /Telegrafi/

telegrafi sport app