Për herë të parë pas 54 vitesh, në Tokio ka rënë borë në muajin nëntor! Sipas sinopktikanëve atje, bora ka ardhur në kryeqytetin japonez një muaj e gjysmë para kohe në krahasim me vitet e tjera.

Siç ka theksuar Agjencia Meteorologjike Japoneze, parashikohet një akumulim prej 15 centimetrash në rajonet Kanto dhe Koshin dhe deri në 2 centimetra në kryeqytet.


Ndërkohë policia vendase ka marrë masa për mbarëvajtjen e transportit publik dhe lidhjet kryesore të rrugëve. Hera e fundit që në Tokio kishte rënë borë në muajin nëntor ka ndodhur në vitin 1962.

t111

t222

t333