LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet Roma, fiton edhe ndaj Crotones dhe vazhdon në vendin e tretë

Nuk ndalet Roma, fiton edhe ndaj Crotones dhe vazhdon në vendin e tretë
Stephan El Shaarawy duke festuar golin ndaj Crotones së bashku Crotone (Foto: Getty Images)

Pas fitores ndaj Napolit dhe Torinos, Roma ka vazhduar me fitore në Serie A, këtë herë ndaj Crotones me rezultat 0-2.

Klubi nga kryeqyteti italian ishte dukshëm më i mirë dhe ishte një fitore e lehtë për romakët.

Shansin e parë të mirë për gol e kishte Radja Nainggolan në minutën e 12-të, ndërsa vendasit kundërpërgjigjën në minutën e 34-të me anë të Adrian Stoian.


Stephan El Shaarawy në momentin e shënimit të golit ndaj Crotones (Foto: Getty Images)

Por, për golin e parë në ndeshje u desh të pritej deri në minutën e 39-të, autor i të cilit ishte Stephan El Shaarawy.

Në minutën e 51-të Edin Dzeko kishte rast të mirë, pesë minuta më vonë edhe vendasit rrezikuan me anë të Marcello Trottas, por Alisson nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.

Goli i qetësisë u Nainggolan në minutën e 75-të dhe me rezultatin 0-2 përfundoi gjithçka.

Radja Nainggolan gjatë një aksioni në ndeshjen Crotone – Roma në stadiumin Ezio Scida (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e tretë me 59 pikë (një ndeshje dhe katër pikë më shumë se Interi), kurse Crotone në pozitën e 18-të me 24 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Eusebio Di Francescos është kundër Bolognas, kurse Crotone do të jetë mysafir i Fiorentinas. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x6ghwc1

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori