Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale me një tjetër sulmues, pak ditë pasi siguruan shërbimet e Liam Delap. 

Gazetari Simon Phillips ka pretneduar se ekipi i Enzo Marescas ka arritur marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Frankfurtit, Hugo Ekitike, pas një tjetër raundi bisedimesh me agjentët e tij. 


Kjo vjen vetëm pak ditë pasi ‘Blutë e Londrës’ u pajtuan për kushtet personale me Delap para transferimit të tij prej 30 milionë eurosh në ‘Stamford Bridge’. 

Phillips shton se Ekitike do të kushtojë rreth 80 milionë euro për klubet e interesuara për të, mes konkurrencës nga Liverpooli dhe Arsenali. 

Chelsea i ka dhënë prioritet transferimit të një sulmuesi qendror tash e sa kohë dhe tashmë ka gjasa se sezonin e ardhshëm do t’i kenë Delap dhe Ekitike në dispozicion. 

Raproti shton se Chelsea po mundohet ta zbresë çmimin e lojtarit, teksa vetëbesimi i tyre është në rritje se një marrëveshje për transferimin e tij do të arrihet. 

Ekitike ka realizuar 22 gola dhe ka dhënë 12 asistime për Frankfurtin këtë sezon. 

Me afatin kalimtar veror tashmë të hapur, të paktën deri më 10 qershor para se të rihapet sërish më 16 qershor, ofertat mund të vërshojnë në drejtim të Ekitikes./Telegrafi/

telegrafi sport app