Natus Vincere ka pësuar humbje të thellë në finale nga ekipi numër një në botë, Vitality për trofeun e “Blast Open Rotterdam”.

Vitality e dëshmoi se pse ka ekipin më të mirë në botë, me një fitore dominuese 3-0 në mape.


Ylli i Kosovës Drin Shaqiri i njohur si “makazze” ishte më i dalluari te NaVi, megjithatë e pamjaftueshme për të bërë ndryshimin.

Fillimisht, Vitality e fitoi bindshëm me rezultat 13-7 mapin e parë “de_inferno”, ku “makazze” kompletoi plot 18 eliminime, por të pamjaftueshme përballë Robin “ropz” Kool, i cili ishte më i dalluari me 27 sosh.

NaVi tentoi të këndellet në “de_anubis”, por sërish – Vitality nuk lejoi befasi për të marrë një fitore me rezultat 13-10, ku prapë “ropz” ishte i pandalshëm – këtë herë me 19 eliminime.

Ndërkohë, në mapin vendimtar në “de_dust2” arritën fitore me rezultat 13-10 dhe njëkohësisht morën trofeun e Blast Open Roterdamn.

“makazze” ishte lojtari i dytë më i dalluari te NaVi me 48 eliminime, një vlerësim prej 1.06./Telegrafi/

telegrafi sport app