Telegrafi

“Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit” – Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit

Më herët gjatë ditës u raportua se kishte një ‘ zënkë të madhe’ midis Ousmane Dembele dhe Luis Enrique pasi PSG mundi Rennes 3-1 në Ligue 1. 

Dembele u hoq nga skuadra e parisienëve në Ligën e Kampionëve për t’u përballur me Arsenalin të martën më 1 tetor. 

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka folur për këtë gjë, duke thënë se nuk ka zënka të ëmdha, por vetëm një vendim për një lojtar që duhet të respektojë rregullat në ekip. 

“Unë nuk do të bëj një sagë prej saj [pas përjashtimit të Ousmane Dembele nga skuadra për t’u përballur me Arsenalin]… kishte thjesht një problem në lidhje me detyrimet e tij ndaj ekipit”. 

“Unë dua më të mirën për skuadrën dhe e lashë jashtë. Nuk ka pasur asnjë grindje mes meje dhe Dembeles”. 

“Duket sikur nuk kemi humbur kurrë një ndeshje me Dembelen… jo, kemi humbur kundër Neëcastle, Milan, Borussia Dortmund dhe Barcelonës në shtëpi”. 

“Nëse dikush nuk respekton rregullat e ekipit, do të thotë se ai nuk është gati për një javë kyçe si kjo”, deklaroi trajneri i Paris Saint-Germain. /Telegrafi/