Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ishte i mahnitur nga Raphinha pas fitores 3-1 të Barcelonës kundër ekipit të tij të martën.

Barcelona mposhti Atleticon në derbin e javës me rezultat 3-1, edhe pse ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Alex Baena.


Raphinha barazoi rezultatin për Barçën, përpara se Dani Olmo të gjente golin e epërsisë dhe Ferran Torres të vuloste rezultatin përfundimtar.

"Raphinha është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë kudo. Si anësor, si mesfushor, si sulmues, apo edhe si mbrojtës krahu", tha fillimisht Simeone.

“Ai [Raphinha] mund të shënojë, mund të krijojë, bën presion dhe vrapon. Nuk kam idenë se si nuk e fitoi Topin e Artë”.

“Të gjithë zgjedhin kë të duan, por unë e zgjedh atë”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Sa i përket Topit të Artë, Ousmane Dembele i PSG-së e fitoi atë, ndërsa Lamine Yamal u rendit i dyti. Raphinha ishte i pesti në listë pas Vitinha dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/

telegrafi sport app