Me 17 vota pro, 40 kundër dhe 4 abstenime, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në lexim të parë Projektligji për Shëndetësinë i propozuar nga LDK.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështetën Projektligjin për Shëndetësinë të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kjo meqë LVV deklaron se një projektligj i tillë është afër finalizimit nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, opozita kritikon mazhorancën për arrogancë të numrave dhe cenim të demokracisë.
Iniciuesi i projektligjit, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se i njëjti ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
“Qëllimi i këtij projektligji ka të bëjë me rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, unifikimin e sistemit shëndetësor dhe deri te favorizimi i të arriturave shkencore njerëzore që siguron qëndrueshmëri të sistemit dhe profesionistëve shëndetësor”, tha Zemaj, deputet i LDK-së, që dikur ishte edhe ministër i Shëndetësisë, përcjell RTK.
“Prandaj ky ligj është hartuar që të jetë lehtë i zbatueshëm në dobi të qytetarëve tanë”, tha ai.
Mirëpo, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, shprehu kundërshtimin ndaj këtij projektligji, pasi tha se i njëjti është në agjendën legjislative të Qeverisë Kurti.
Ajo kritikoi edhe partitë opozitare, pasi sipas saj, ato kanë pasur rastin të miratojnë projektligjin sa kanë qenë në pushtet, mirëpo nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
“Ligji për shëndetësi tashmë është në përfundim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës. Është e qartë që qeveritë e mëhershëm kanë pasur rastin, sidomos propozuesi që të procedojë në Kuvend të njëjtën, por nuk ka ndodhur”, tha Kollçaku.
“Kjo nuk është e pritshme që një qeveri e re të vazhdojë me politika të vjetra”, tha ajo.
Por kjo qasje, sipas deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, është cenim i demokracisë dhe mandatit të lirë të deputetit për iniciativa ligjore.
“Kjo shumicë parlamentare po dëshiron të tregojë arrogancën e numrave. Mund ta bëni këtë, keni vota”, tha ai.
“Por unë mendoj se kjo nuk është demokratike fare. Nëse nuk keni vërejtje me përmbajtjen e projektligjeve dhe dilni lexoni pamflete politike të një dikasteri tjetër, unë iu them se po e mbytni demokracinë dhe mandatin e lirë të deputetit për iniciativa ligjore”.
Në linjë të njëjtë u shpreh edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se e drejta ligjore për të iniciuar ligje nuk guxon t’i merret deputetëve.
“E drejta ligjore nuk guxon t’i merret deputetëve, pa dallim partie apo grupi parlamentar. Andaj, mendoj njësojë se çdo nismë ligjore që ka qenë e pa përkrahur nga mazhoranca, nuk është e ndershme”, shtoi ajo.
Përkrahje këtij projektligji i ofroi deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj. Në një moment ai kritikoi edhe kolegët e tij deputetë për zhurmat e shumta në seancë plenare.
“Ju kisha lutur që të dëgjoni ose po e ndërpremë. Nëse jo po e lëmë muhabetin krejt. Nënkryetarja ose krijoni kushtet ose po e ndërpremë. Është kulturë themelore kur flet dikush me dëgjua tjetrin”, tha ai.
Fjalën e mori edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tha se ky projektligj është afër finalizimit dhe se shumë shpejt do të sillet në Kuvend.
“Ligji për shëndetësi është ndër prioritetet më të mëdha, sikurse edhe ajo që diskutuam në mëngjes. Ky ligj është tashmë në finalizim dhe sipas planit tonë të dy këto ligje do të jetë të adresuara deri më 30 shtator, por ne do ta bëjmë shumë më herët sepse kemi bërë avancime të shkëlqyeshme”, tha ai.
Deputetët po vazhdojnë diskutimet lidhur me këtë projektligj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri