LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Pakistan, humbin jetën 107 persona – publikohen pamjet e para në vendin e përplasjes së fluturakes

Nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Pakistan, humbin jetën 107 persona – publikohen pamjet e para në vendin e përplasjes së fluturakes

Aeroplani Airbus A320 i aviokompanisë pakistaneze që transportonte më shumë se 100 pasagjerë, sot është rrëzuar në një zonë të banuar në Karachi, ku si pasojë kanë humbur jetën të gjithë që ishin brenda fluturakes.

Sipas dëshmitarëve okularë, piloti kishte tentuar të bëjë tri ulje në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, por pa ndonjë sukses, e kur tentoi për herë të katërt- fluturakja u rrëzua në zonën e banuar, transmeton Telegrafi.


Raportohet se piloti i kishte thënë kullës së trafikut ajror se kishte humbur njërin motor, dhe se pak sekonda para se të përplasej kishte kërkuar për herë të fundit ndihmë.

Në anën tjetër kryetari i Karachit, ka konfirmuar se 99 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën në këtë aksident ajror.

Re të zeza tymi u ngritën në qiell kur aeroplani u rrëzua në një zonë të banuar, që njihet si një zonë e të varfërve dhe gjendet rreth dy milje larg aeroporti ndërkombëtar.

Copëza të aeroplani janë gjetur kudo nëpër lagje, kurse ushtria pakistaneze është shpërndarë në një rreze prej 3 miljeve duke kërkuar për persona që mund të jenë lënduar si rezultat i përplasjes së aeroplanit.

Më poshtë janë publikuar pamje amatore që shfaqin fluturaken e djegur si dhe copëzat e saj, derisa tym e flakë shihet duke dalë nga të gjitha anët. /Telegrafi/

https://twitter.com/HammadMadd/status/1263775092829491200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1263775092829491200%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3468533%2Fsrusio-se-avion-sa-najmanje-90-putnika-stravicna-nesreca-u-pakistanu-video

https://twitter.com/B_S_Chandrawat/status/1263776199643410432?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1263776199643410432%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3468533%2Fsrusio-se-avion-sa-najmanje-90-putnika-stravicna-nesreca-u-pakistanu-video

https://twitter.com/HamidMandokhail/status/1263786105956118528?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1263786105956118528%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3468533%2Fsrusio-se-avion-sa-najmanje-90-putnika-stravicna-nesreca-u-pakistanu-video

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori