Nuk ka shënuar në 10 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve – por shpresat e Interit për përmbysje ndaj Liverpoolit janë te Lautaro Martinez

Lautaro Martinez nuk ka shënuar në 10 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve për Interin, por është njeriu që duhet parë sonte në ‘Anfield Road’.
Argjentinasi ka pasur ngritje dhe ulje këtë sezon, por ka arritur 15 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.
24-vjeçari nuk e kishte gjetur rrjetën në vitin 2022 përpara ndeshjes të së premtes së kaluar në Serie A kundër Salernitanas, kur i dha fund thatësirës së golit duke shënuar het-trik.
Lautaro do të kërkojë t’i japë fund mungesës së golave evropiane sonte pasi Interi përballet me Liverpoolin në “Anfield Road” në ndeshjen e dytë të raundit të të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. The Reds fituan në Milano me rezultat 2-0 tre javë më parë.
El Toro nuk e futi emrin e tij në listën e realizatorëve në asnjë nga ndeshjet e Interit në fazën e grupeve këtë sezon dhe goli i tij i fundit evropian daton në nëntor 2020, në humbjen 3-2 kundër Real Madridit.
Interi shpreson që mallkimi i tij evropian të përfundojë në tokën angleze sonte.
Lautaro pritet të startojë përkrah Edin Dzekos në sulmin e Interit dhe cilësitë e tij do të jenë vendimtare për të ndihmuar Interin të mbajë gjallë shpresat e kualifikimit.
Simone Inzaghi u ka kërkuar lojtarëve të tij të shënojnë një gol në pjesën e parë për të mbajtur të hapur kualifikimin dhe Dzeko do të jetë pika kryesore e referimit të Interit në sulm, ndërsa Lautaro mund të shfrytëzojë sa më shumë hapësirat e krijuara nga partneri i tij sulmues.
Mbrojtja e Liverpoolit nuk është e pamposhtur. Ata pranuan dy gola kundër Milanit në fazën e grupeve në shtëpinë tyre në fillim të këtij sezoni, me Brahim Diaz dhe Ante Rebic që shënuan, por The Reds përfundimisht fituan ndeshjen me rezultat 3-2.
Besimi i Lautaro është i lartë pas het-trik-ut të tij kundër Salernitanas gjatë fundjavës dhe ai do të ketë motivim shtesë sonte.
Nuk do të jetë e lehtë për të apo për Interin të gjejnë një boshllëk në mbrojtjen e Liverpoolit, por nëse e gjejnë një të tillë, duhet të sigurohen që të jenë të pamëshirshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?