LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka paqe në Ukrainë pa ne”, paralajmërojnë ministrat e jashtëm evropianë

“Nuk ka paqe në Ukrainë pa ne”, paralajmërojnë ministrat e jashtëm evropianë

Ministrat e Jashtëm evropianë paralajmëruan se e ardhmja e Ukrainës duhet të përfshijë Evropën dhe Kievin, pasi u përhap lajmi se presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord të zhvillonin “menjëherë” bisedime paqeje.

Ministrat dhe delegacionet e tyre mbërritën në Paris për një takim mbi Ukrainën përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë fundjavë – duke thënë se çdo marrëveshje e ardhshme e paqes do të duhej të negociohej me Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë.

Bëhet e ditur se në takim morën pjesë ministrat e jashtëm nga Polonia, Spanja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Ukraina.


Andriy Sybiha, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, tha: “Evropa luan një rol aktiv në sigurimin e një paqeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë për Ukrainën. Siguria e Ukrainës dhe siguria evropiane janë të pandashme”.

Evropa duhet të bëjë ‘gjithnjë e më shumë

Ndërkohë, Radoslaw Sikorski, Ministri i Jashtëm polak, tha se Polonia do të “kërkonte në mënyrë të palëkundur mbështetje ushtarake të intensifikuar për Ukrainën”, si dhe presionin e vazhdueshëm përmes sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në për të ndihmuar në mbrojtjen e Evropës, por theksoi se vendet në Evropë duhet të bëjnë “gjithnjë e më shumë” për të përmirësuar mbrojtjen e tyre.

“Nuk ka garanci më të mirë për sigurinë e kontinentit tonë sesa bashkëpunimi i ngushtë transatlantik”, tha Sikorski.

“Por Evropa duhet të bëjë gjithnjë e më shumë për mbrojtjen e saj, si për hir të aleancës ashtu edhe për hir të vetvetes”., shtoi ai.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, pas takimit tha: “Nuk do të ketë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë pa evropianët.”

Ndryshe, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin dhe Trump ranë dakord në një bisedë telefonike për të organizuar një takim dhe se presidenti rus i tha Trumpit se është gati të presë amerikanët në vend.

Gjithashtu të mërkurën, Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, përjashtoi kategorikisht mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO si një garanci sigurie për t’i dhënë fund luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori