Ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe pas këtij takimi të dy subjektet ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion qeverisës, ani pse në media u raportua se ka ndodhur një gjë e tillë.


80417099 1177973612397011 1245815234833154048 n

Pas këtij takimi nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se janë dakorduar që ti vazhdojnë takimet në baza ditore.

Edhe deputeti i LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se do të vazhdojnë takimet.

"Ishte një takim shumë i rëndësishëm, në përpjekje të gjetjes së një marrëveshje të përbashkët për koalicionin qeverisës. Ngase kemi parë avancim të pozicioneve, u pajtuam që takimet të jenë më të shpeshta", ka thënë Konjufca.

80693282 468865510678056 2566264674714648576 n

Ai ka shtuar se nesër do të ketë takim dhe se marrëveshja shpreson të arrihet para 26 dhjetorit, që është caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konstituim të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/