Uellsi dhe Kroacia i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Të parët ishte kroatët ata që kaluan në epërsi me anë të Nikola Valsic në minutën e nëntë nga asistimi i Bruno Petkovic.
Kur u mendua se Kroaci po shkonte në pushimin e pjesës së parë me epërsi, Gareth Bale (45’+3) i barazoi shifrat në 1-1 me asistimi që i bëri Ben Davies.
Pjesën e dytë të dyja kombëtaret tentuan të kalonin në epërsi, por që njëkohësisht zhvilluan lojë të kujdesshme.
Ylli i Real Madridit kishte disa shanse të mira në fund të takimit, por që rezultati mbeti i pandryshuar, derisa kroatët rrezikuan me Ante Rebicin që u inkuadrua në pjesën e dytë.
Edhe pas këtij barazimi, Kroacia vazhdon të jetë liderë e Grupit E me 14 pikë, Hungaria në të dytin me 12, Sllovakia me dhjetë, Uellis me tetë dhe Azerbajxhani me një. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ARlywTljek0
https://www.youtube.com/watch?v=5RwMsFjrXJs