Mesut Ozil duket se do të largohet nga skuadra turke Fenerbahce gjatë ditëve të ardhshme.
Mesfushori turko-gjerman është bashkuar me gjigantin turk nga Arsenali në janar, duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare.
Por aventura e tij në Turqi nuk ka shkuar siç është më së miri, me Ozil që nuk ka arritur pritshmëritë.
Mediat turke kanë raportuar se Ozil mund të largohet gjatë ditëve të ardhshme nga Feneri pasi nuk është i lumtur aktualisht në klub.
E ardhmja e tij mund të jetë në vendet arabe ose në kampionatin amerikan MLS, pasi vetëm nga këto dy kampionate mund të paguhet paga e tij e lartë.
32-vjeçari në total ka zhvilluar 15 ndeshje me Fenerbahcen ku ka shënuar vetëm një gol e ka bërë dy asistime. /Telegrafi/