Nuk është as gazetar, as milioner dhe nuk kishte as biletë, por ia arriti t’i mashtrojë të gjithë dhe të futet në ring me Joshuan pas triumfit ndaj Parker

Mbrëmja e së shtunës ishte e dedikuar për duelin e peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker.
Gjithë sytë ishin të kthyer nga stadiumi i Cardiffit, Principality.
Që të ishte pjesë e kësaj ngjarje të madhe sportive duhej të blije një biletë si tifoz (shumë larg ringut), por për të qenë më afër ringut duhej të blije biletën VIP, apo të ishte ndonjë gazetar apo person i njohur në botë.

Por, një i ri i quajtur Zac Alsop, i cili njihet për shakatë e tij në YouTube, arriti të futet në ring duke mos blerë biletë.
Po po, mirë e lexuat, në një ngjarje të tillë të madhe ku siguria duhet të jetë maksimale, ai me dinakërinë e tij arriti të futet në ring pas triumfit.
I riu publikoi videon të hënën dhe tregoi saktësisht të gjithë hapat si e bëri këtë. Së pari ai falsifikoi një shenjë dalluese se është gazetar i Sky Sport dhe menjëherë u nis nga stadiumi.
Ai arriti të futet pa problem dhe pa ndonjë kontroll brenda stadiumit, u rehatua te zona e gazetarëve, por as kjo nuk e kënaqi.

Më pas vendosi të futet në zonën VIP, pak metra nga ringu dhe me qetësinë dhe dinakërinë e tij ia arriti të futet dhe të qëndrojë pa u vërejtur deri në fund.
Pasi Joshua mbrojti titujt e WBA-së, IBF-së dhe WBO-së, ai vendosi t’i afrohet ringut. Aty qëndroi për disa minuta dhe për një moment mori guximin të futet në ring.
Ai ishte pjesë e fitores së madhe së bashku me ekipin e Joshuas dhe personat më të rëndësishëm në botën e boksit, me telefon në dorë duke bërë video askush nuk e pengoi.
Por, kjo nuk është hera e parë që ai bën një gjë të tillë, Alsop kishte arritur të futet në konferencën për media të Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, në Londër gjatë verës së kaluar.
Deri më tani nuk është marrë ndonjë masë kundër tij, por ylli i YouTubes bën thirrje që të tjerët mos ta provojnë pasi mjafton një detaj të mos funksionojë dhe gjërat komplikohen dhe mund të përfundosh në pranga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Bayern Munich nënshtron Eintracht Frankfurtin dhe marshon drejt titullit

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë