LAJMI I FUNDIT:

Nuk e duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve?

Nuk e duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve?

Dy partitë që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të pranojnë ta formojnë qeverinë e re me asnjërën nga partitë që kanë keqqeverisur në mandatin e kaluar, duke përjashtuar kështu një koalicion të mundshëm me Nismën dhe me AKR-në. Kësisoj, sipas analistëve vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të pranojnë të bashkëqeverisin me koalicionin Nisma – AKR, ndonëse pikërisht këto subjekte mund t’ua rrëmbejnë dy partive fituese të zgjedhjeve 4 deputetë.

Të paktën kështu kanë deklaruar përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thonë se nuk do të ftojnë për bashkëpunim rreth formimit të qeverisë së re asnjë parti, e cila ka keqqeverisur në mandatin e kaluar, pavarësisht rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.


Në anën tjetër nga koalicioni Nisma – AKR janë shprehur se nuk kanë interes të bëhen pjesë e qeverisë së re, mirëpo ata kanë theksuar se për të vendosur përfundimisht për këtë çështje duhet pritur certifikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shkruan gazeta “Zëri”.

Kurse njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se koalicioni Nisma – AKR me të kaluar pragun prej 5% do të faktorizohet përsëri.

Rrjedhimisht sipas tyre, nëse Vetëvendosja nuk e fton Nismën në Qeveri, atëherë gjasat janë reale që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori