Ministrja për Transformimin Digjital të Sllovenisë, Emilia Stojmenova Duh kishte ngecur në një bllokim trafiku në autostradën austriake.

Për të mos humbur fluturimin nga aeroporti i Vjenës për në Gjenevë, drejtuesi i mjetit zyrtar të ministrisë ka ndezur rotacionin, gjë që sipas MVEP-it nuk është dashur ta bëjë në asnjë rrethanë.


Megjithatë, ky nuk është i vetmi mëkat që lidhet me rrugën e ministres të lartpërmendur, transmeton Telegrafi.

Sipas informacioneve të N1 Sllovenia, vetura zyrtare e ministres sllovene ka bërë shkelje në autostradën austriake.

Radari e kapi automjetin për tejkalim shpejtësie dhe ministrja sllovene mori një telefonatë nga policia austriake, për t'i dhënë asaj informacione se kush e drejtonte mjetin dhe kush e kreu shkeljen.

Ministria sllovene më pas, në vend që të njoftonte policinë austriake, i dërgoi një letër ambasadës sllovene në Vjenë dhe kërkoi nga autoritetet austriake që të përmbahen nga ndjekja penale apo ndëshkimi i shoferit.

Arsyeja – bllokimi i trafikut në autostradën austriake që bëri që automjeti zyrtar të bllokohej në një autokolonë.

Drejtuesi i mjetit zyrtar “u detyrua të ndezë rotacionin” që ministrja dhe delegacioni i ministrisë të mos humbnin fluturimin.

Kur Ministria e Transformimit Digjital u përpoq të shmangte një tiketë për tejkalim të shpejtësisë në këtë mënyrë, një letër e nënshkruar nga Sekretarja e Shtetit, Aida Kamisaliq Latifiq zbuloi se ministrja Stojmenova Duh ishte duke vozitur në autostradën austriake me dritën e kaltër të ndezur.

Kjo, siç kuptohet nga komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane (MZEZ), nuk lejohet, me përjashtim të rastit kur një automjet slloven përfshihet në një kolonë të huaj. /Telegrafi/