LAJMI I FUNDIT:

Nuk bie Qeveria e Maqedonisë, flet Kastriot Rexhepi

Nuk bie Qeveria e Maqedonisë, flet Kastriot Rexhepi

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nuk e ka mbështetur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë ai është deklaruar në rrjetet sociale, ndërsa thotë se vendi për momentin nuk ka nevojë për krizë të re.

Vetëm 60 deputetë të pranishëm në sallë, “zhduket” Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa
Lexo po ashtu Vetëm 60 deputetë të pranishëm në sallë, “zhduket” Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa

Më poshtë e keni shkrimin e tij në Facebook:


Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV.
Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.
Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura.

Dokumenti zyrtar me nënshkrimet e 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit
Lexo po ashtu Dokumenti zyrtar me nënshkrimet e 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit

Përndryshe, Kastriot Rexhepi, si deputet i Lëvizjes Besa ishte në listën e nënshkruar nga 61 deputetë për të prishur Qeverinë e Maqedonisë, Zaev II. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori