LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu për mediumet greke: Janë ndryshuar të gjitha tabelat në hyrje të shtetit tonë

Nuhiu për mediumet greke: Janë ndryshuar të gjitha tabelat në hyrje të shtetit tonë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në intervistën për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek ERT, i sqaron ndryshimet që tashmë janë bërë, por edhe ato që vijojnë lidhur me emrin e ri.

Në fillim të kronikës së ERTZ, Nuhiu e tregoi vulën që tashmë vendoset në pasaportat e Maqedonisë, ku është emri i i ri Maqedonia e Veriut.

“Do të doja të them se i kemi bërë të gjitha ndryshimet e tabelave në hyrjet e shtetit tonë me emrin tonë Maqedonia e Veriut. Gjithashtu kemi bërë ndryshime të tjera lidhur me vulat në të gjitha shërbimet e MPB-së”, thotë Nuhiu.


Lidhur me targat e automjeteve, gazetari në kronikë thekson se edhe ato do të ndryshohen në katër muajt e ardhshëm, derisa, megjithatë, zëvendësministri e sqaron zgjidhjen për periudhën kalimtare.

“Kemi zgjidhje për periudhën kalimtare. Kemi përgatitur të ashtu quajturën ngjitëse falas për pronarët e automjeteve derisa ta kemi kodin e ri të trafikut në vend”, sqaron zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në intervistën për ERTZ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori