Së fundmi NRG Band zhvilloi një nga koncertet më të mëdha në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.

Grupi i njohur për hitet e tyre së fundmi janë në turneun e tyre veror.


Një nga koncertet e shumta ishte paraqitja spektakolare në Tiranë, ku grupi u prit në mënyrë të mrekullueshme nga mijëra të pranishëm.

Ata peformuan hitet e tyre më të mëdha, që bënë që një zëri publiku t’i këndojë këngët me ta nën interpretimin e frontmenit të grupit, Besnik Qaka.

NRG band pritet të publikojnë së shpejti projektin e tyre të ri për këtë verë. /Telegrafi/