Pjetër Nrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë të gruas së tij, Vlabona Nrecaj dhe vajzës së tyre Klarës, ka fajësuar vëllain e të ndjerës, Shkëlzen Markun për tragjedinë që i ndodhi, siç thotë ai, familjes së tij.
Nrecaj në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se në familjen e tij ka pasur harmoi, madje thekson se Valbonën e ka pasur krah të djathë.
Sipas tij, Shkëlzen Marku [vëllai i gruas së tij] ka kërkuar nga ai që ta lejojë gruan e tij të shkojë në Gjermani, që të kujdeset për fëmijët e tij. Pjetër Nrecaj thotë së i ka bërë të ditur vëllait të gruas së nuk do ta lejojë kurrë atë të shkojë në Gjermani, e ai të mbetet vetëm me 5 fëmijë.
Ndrecaj ka pasur edhe një porosi për protestën që ishte mbajtur kundrejt tij.
“Ne kemi qenë 7 anëtarë të familjes kemi qenë shumë mirë , këto nanat tona, motrat tona është dashtë me hulumtu pak rastin para se mu qu protestë. Në familjen tem nuk ka pasur dhunë, por brenda një muaji ka ndodhë, këtë dhunë ma ka pru Shkëlzen Marku (vëllai i gruas), i cili më ka kërkuar me lanë gruan me shku në Gjermani, unë më pesë fëmijë. Pas kërkesës së tij që ajo të shkojë në Gjermani gjithçka ka ndryshu”, ka thënë Nrecaj.
Sipas tij, plumbat e armës së tij nuk kanë prekur vajzën, sepse thotë se ka pasur edhe persona tjerë që kanë shtënë me armë zjarri.
“Ajo vajzë s’është vrarë me plumb temin”, ka thënë ai.
Pjetër Nrecaj ka ritheksuar se vrasja ndodhi për shkak të familjes së gruas, në veçanti për shkak të kërkesës së vëllait të saj, që sipas tij ka dashur ta largojë Valbonën nga familja e saj.
“E ka pas kerrin e vet, kur ka dashtë ka shkuar tek familja e vet, e kam pasur krahë të djathtë, anëtarët që më kanë hup është fajtor Shkëlzen Marku edhe motrat e tij. Ai i ka fëmijët e vogël ka dashtë gruaja jem me ja këqyr, a unë i kam thënë nëse don bjere ti fëmijë tënde unë ta mbajë”, është shprehur ai.
Pjetër Nrecaj, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare
Vrasja pati ndodhur vitin e kaluar në shtëpinë e vëllezërve të Valbona Nrecajt, ku ajo ishte strehuar bashkë me fëmijët e saj pas problemeve që kishte pasur me bashkëshortin.
Për vrasjen e dyfishtë Nrecaj, fillimisht nga Gjykata Themelore u dënuar me 24 vjet burgim, por Gjykata e Apelit konstatoi se gjatë marrjes së vendimit gjykata nuk i kishte vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese të rastit.
Apeli mori vendim që ndaj Nrecajt të ndryshon dënimin e shkallës së parë, duke e zëvendësuar me burgim të përjetshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës