LAJMI I FUNDIT:

Nrecaj: Letra e Kurtit drejtuar Speciales, mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Nrecaj: Letra e Kurtit drejtuar Speciales, mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Shkresa e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, nisur Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Rexhep Selimit, nga njohës së fushës së drejtësisë po konsiderohet se mund të jetë ndërhyrje e politikës në punën e Gjykatës.

Nëpërmjet një letre drejtuar Gjykatës Speciale, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar lirimin me kusht të Shefit të Grupit Parlamentar të partisë së tij, Rexhep Selimi, i cili po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Çdo pretendim i ngritur lidhur me faktin që ai mund ta paraqes rrezik të ikjes bie ndesh me karakterin  e Rexhepit dhe përvojën tonë. Për të gjithë ata që e njohin Rexhepin (përfshirë edhe mua) është e paimagjinueshme që ai mund të kryejë një veprim të tillë”.


Për këtë letër pati reagim përmes Facebook-ut, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha.

“Letra e juaj drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou për ta liruar me kusht luftëtarin e lirisë Rexhep Selimi është një iniciativë e mirë, por më bënë përshtypje shpërfaqja e juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve tjerë të lirisë”, shkruan Hoxha.

Anton Nrecaj nga Instituti CLARD, thotë se kjo letër e Kurtit dërguar Speciales, mund të konsiderohet si ndërhyrje në punën e Gjykatës.

“Mendoj se kjo letër e Kurtit,  drejtuar Gjykatës Speciale mund të ketë efekt negativ: E para është se mund të konsiderohet një lloj presioni ndaj gjykatës, e cila involvon ndërhyrjen e politikës në proceset gjyqësore…Për këto letra autorizimin e kanë vetëm përfaqësuesit ligjor të zotit Selimi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Nrecaj.

Për dërgimin e letrës së Kurtit reaguan edhe përfaqësueses të ndryshëm të partive politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori