Ndërmarrja publike “Ambienti” në qytetin e Ferizajt ka nisur një aktivitet vullnetar për ngjyrosjen e rrethojave të shkollës “Jorenim De Rada” e cila konsiderohej si njëra ndër shkollat më të mëdha të kësaj komune. Aktivitetit të kompanisë u janë bashkangjitur edhe ushtarët amerikan që kontribuojnë në kampin “Bondesteel”.

Nëpërmjet një njoftimi kjo kompani ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor që fillon më 1 shtator.


“Të dashur nxënës, prindër, personel mësimor dhe miq të shkollës,

Me shumë gëzim ju njoftojmë se sot NPL "Ambienti", ka organizuar një aktivitet të veçantë vullnetar për të ngjyrosur rrethojat e shkollës . Në këtë iniciativë të Drejtorit të NPL "Ambienti", Arton Gavazi, na u bashkuan Komandanti i njësisë z.Richardson, dhe miqtë tonë tjerë nga KFOR-i Amerikan, Drejtori i Zyrës Punësimit, Naim Gashi, Drejtoresha e shkollës, Servete Hajrullahu, të cilët ishin me ne për të ndihmuar dhe për të ndarë këtë përvojë të paharrueshme”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar dashurinë dhe kujdesin tonë për shkollën dhe për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë në komunitetin tonë, duke sjell energji dhe kreativitet në zbukurimin e ambientit tonë.

454647735 1052576496224454 2198483112770505775 n

454451028 1025337489077248 6499145721144330865 n

454979083 1829492370874215 7262671606400947456 n

455269272 1696652677838666 2337443200835074629 n

455661625 4382799278656418 5227282041412089410 n