Vazhdon të jetë jofunksional balancimi etnik si kriter për punësim në administratën shtetërore dhe institucionet publike mbi bazën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Për punësim kemi raportuar shpesh se shumë qytetarë kanë zënë vendet e parashikuara për shqiptarët, duke u deklaruar se janë me përkatësi etnike shqiptare.
Për rrogë të majme në Agjencinë e Aviacionit Civil, edhe Sasho Novkoski është deklaruar shqiptar.
Kjo Agjenci më 14 shtator të këtij viti pranoi Novkovskin në pozitën e këshilltarit/inspektorit për operacionet e fluturimeve në trafikun ajror.
“Në bazë të rezultateve nga të gjitha fazat e përzgjedhjes, Komisioni i përzgjedhjes përgatiti një listë përfundimtare të kandidatëve dhe e dorëzoi te drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Tomisllav Tuntev, i cili e firmosi. Kundër këtij vendimi kandidatët e pakënaqur kanë 8 ditë të drejtë ankese në Agjencinë e Administratës”, thonë nga Agjencia e Aviacionit Civil.
Alsat kontaktoi drejtorin Tomisllav Tuntev, por nuk morëm përgjigje për përfaqësimin adekuat të etniteteve në Agjenci. Jaji Jahiu është njëri nga themeluesit e sistemit operativ balancues. Sipas tij ky mekanizëm nuk është menduar për të thelluar hendekun midis 80% të maqedonasve dhe 20% të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend. Jahiu tha se ligji nuk e ndalon komisionin që në gjuhën shqipe të zhvillojë intervistat me kandidatët, të cilët deklarohen shqiptar në konkurse publike.
“Komisionit, i cili bën intervistë me kandidatët për nëpunës administrativ, askush nuk mund t’ia mohojë të drejtën që gjatë intervistës mund të bëjnë pyetje që kanë karakter me gjuhën shqipe apo maqedonase për të verifikuar deri diku njohuritë gjuhësore të atij kandidati. Siç ka qenë përpara kur gjatë intervistës është kërkuar njohja e gjuhës angleze pa certifikatë, ne gjithnjë kemi bërë një intervistë të shkurtër me kandidatin edhe në gjuhën angleze. Komisioni këtë mund ta verifikoj përmes këtij procesi”, thotë Jahi Jahiu, Hartues i “Balancuesit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë