Shqipëria nuk arriti të marrë pikë të plota ndaj Islandës, përkundër se deri në fund ishte në epërsi.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë në ndeshjen e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve, edhe notat mesatare janë të përafërta.


Golashënuesi i vetëm i kuqezinjve, Ermir Lenjani, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.

Nota më e ulët ka shkuar për mbrojtësin e ekipit kundërshtar, Aaron Gunnarson, i cili u përjashtua me të kuq që në fillim të takimit.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Shqipëria 1-1 Islanda. /Telegrafi/

telegrafi sport app