Roma i ka ndarë pikët me Genoan në startin e Serie A-së, pasi barazuan 3-3 në Olimpico.

Golat për Giallorosët i realizuan Cengiz Under (6’), Edin Dzeko (30) dhe Aleksander Kolarov (49’), ndërsa për mysafirët ato i shënuan, Andrea Pinamonti (16’), Domenico Criscito (43’) dhe Christian Kouamen (70’).


Roma ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.72, ndërsa Genoa u vlerësua me 6.66, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

GettyImages 1163950501 Roma vs Genoa (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte sulmuesi i Giallorossëve, Dzeko, që mori notën 8.7, pas asistimit dhe golit që shënoi.

Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë takim ishte portieri i Romës, Pau Lopez, që morën vlerësimin 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

edin Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

pin Notat e lojtarëve të Genoas (Foto: WhoScored)

telegrafi sport app