Kosova ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas humbjes 4-0 në ndeshjen hapëse kundër Zvicrës, djemtë e Franco Foda reaguan në mënyrën më të mirë, duke marrë tri pikë të arta dhe duke e mbajtur gjallë ëndrrën.


Edhe pse e gjithë skuadra tregoi disiplinë të lartë dhe lojë kolektive, disa futbollistë u veçuan me paraqitje të shkëlqyer.

Në nivel të lartë u paraqitën edhe e Dion Gallapeni (7.6) dhe Lumbardh Dellova (7.5), që u treguan të fortë në mbrojtje, por edhe në ndërtimin e lojës.

Kapiteni Vedat Muriqi, i cili shënoi një supergol nga distanca, mori notën 7.4, ndërsa golashënuesi tjetër Elvis Rexhbecaj u vlerësua me 7.3.

Sulmuesi Albion Rrahmani (7.2) dhe mesfushori kreativ Florent Muslija (7.2) po ashtu dhanë kontribut të madh në fazën ofensive. Në portë, Arijanet Muriç ishte i sigurt dhe u vlerësua me notën 7.2, duke ruajtur portën e paprekur.

Me këtë fitore, Kosova jo vetëm që mori tri pikët e para në grup, por edhe riktheu besimin te tifozët, të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese në “Fadil Vokrri”.

Notat e lojtarëve

Lineups provided by Sofascore

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app