Chelsea dhe Sheffield United i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Golat për The Blues i shënoi Tammy Abraham (19’ dhe 43’), ndërsa për mysafirët i realizuan Callum Robinson (46’) dhe auto-goli i Kurt Zoumas (90’).


Chelsea ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë votën e përgjithshme, 6.65, ndërsa Sheffieldi mori vlerësimi, 6.56.

abra Chelsea vs Sheffield United (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi i skuadrës londineze, Abraham, që mori notën 8.4, pas dy golave të shënuara.

Nga ana tjetër, lojtari që dështoi ta tregonte vetën në këtë takim ishte mbrojtësi i mysafirëve, John Egan, që mori vlerësimin 5.5.

Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

che Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

she Notat e lojtarëve të Sheffieldit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app