Roma ka regjistruar fitore të rëndësishme (2-1) në udhëtim te Ajaxi, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Duke qenë se sfida e kthimit zhvillohet në Stadio Olimpico, Giallorossët janë në situatë shumë më të mirë për të vazhduar tutje.


Edhe pse vizitorët e fituan takimin, paraqitja e skuadrave nuk kishte shumë dallim, ashtu që nota mesatare e Romës është lehtësisht më e lartë në krahasim me atë të vendasve.

Protagonistë në vlerësim ishin dy portierët. Gardiani vendas, Kjell Scherpen, gaboi në golin e dytë ashtu që ka marrë notën më të ulët, derisa portieri mysafir, Pau Lopez, arriti ta ndalte edhe një penallti, ashtu që ka marrë notën më të lartë.

Në fotografitë e mëposhtme notat e lojtarëve të të dyja skuadrave. /Telegrafi/

telegrafi sport app