Arsenali ka marrë vetëm një pikë në javën e 14-të të Ligës Premier, pasi barazoi 2-2 në udhëtim te Norwichi.

Golat për The Gunners i shënoi Pierre-Emerick Aubameyang (29’ dhe 57’), ndërsa për Norwichin shënuan Teemu Pukki (21’) dhe Todd Cantwell (45’+1).


Norwichi ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 6.95, me Arsenalin që u vlerësua me 6.78.

GettyImages 1191241782 Norwich vs Arsenal (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi i vendasve, Onel Hernandez, që u notua me 8.0, shkaku i asistimit.

Në anën tjetër, dështimet i këtij takimi u cilësuan, David Luiz, Matteo Guendouzi, me vlerësimin 6.4.

Paraqitje të mirë në këtë përballje kishin Granit Xhaka (6.8) dhe Shkodran Mustafi (6.9).

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:  

no Notat e lojtarëve të Norwochit (Foto: WhoScored)

arse Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app