Norwichi i përgjigjet në mënyrë brilante Liverpoolit pasi këta të fundit kujtuan golin e Suarezit nga mesi i fushës

272:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 4: Luis Suarez of Liverpool scores his first goal from a long range effort during the Barclays Premier League match between Liverpool and Norwich City at Anfield on December 4, 2013 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images) 12:"Getty Images
Tani rrjetet sociale janë bërë një pjesë e rëndësishme edhe në industrinë e futbollit, klubet evropiane çdo herë e më shumë po i shfrytëzojnë ato.
Liverpooli së fundmi ia kujtoi tifozëve goli e Luis Suarezit ndaj Norwichit të shënuar me 28 prill 2012.
Uruguaiani kompletoi het-trikun duke shënuar në portën kundërshtare një gola pothuajse nga mesi i fushës.
Por, kjo gjë normalisht nuk i pëlqeu Norwichit të cilët në shaka i komentuan Liverpoolit në postimin e tyre: "Vetëm sa jemi ngritur dhe ju na kujtoni këtë. Gëzuar".
Ky reagim erdhi pasi Norwichi dje (e shtunë) siguroi futjen në Ligën Premier për sezonin 2019/20 dhe dita e parë e tyre erdhi me një kujtim jo të mirë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































