Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar dy ndeshjet e para në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë dhe ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Nora Gjakova ka fituar luftën e parë në kuadër të xhiros së dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.


Pejania arriti ta mposht pa shumë vështirësi me ‘ippon’ xhudisten nga Spanja, Carla Ubasart Mascaro.

Nora Gjakova 1

Edhe në luftën e dytë apo në atë çerekfinale, Nora Gjakova u tregua e fortë për kundërshtaren e saj.

Në këtë duel, xhudistja jonë mposhti kundërshtaren ruse, Daria Mezhetskia për vetëm 65 sekonda ‘luftë’.

Nora Gjakova 2

Me këtë fitore, Nora kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë në Evropianin e xhudos në Lisbonë.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me portugezen, Telma Monteiro. /Telegrafi/

telegrafi sport app