Këngëtarja e njohur Nora Istrefi së shpejti pritet të sjellë një duet në shqip me motrën e saj, Erën.

Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa javën e kaluar përfunduan edhe xhirimet.


Teksa janë në pritje të publikimit të klipit, dy motrat kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale fotografi nga xhirimet e klipit.

Ka qenë Nora, ajo e cila ka publikuar së fundmi në Instagram një imazh, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur në të hirtë, ndërsa performon mbi një koltuk.

Pranë saj gjenden edhe dy statuja, të cilat mesa duket janë edhe koncepti i këtij klipi kaq të veçantë.

“Së shpejti”, ka qenë emoji i këngëtares Istrefi, duke paralajmëruar kështu ardhjen e këtij dueti të veçantë mes motrash. /Telegrafi/