LAJMI I FUNDIT:

Noizy: Nuk do të isha arratisur sikur Stresi

Noizy: Nuk do të isha arratisur sikur Stresi

E gjithë vëmendja mediatike, por jo vetëm, këtë javë ka shkuar për reperin Stresi. Që pas arratisjes së tij nga komisariati, të gjithë janë impenjuar me këtë çështje.

E duket se kjo Stresit i pëlqen, pasi edhe pse në arrati, herë pas here vendos të luajë me opinionin publik, duke postuar foto ku shprehet qartësisht se është në Tiranë dhe para syve të atyre që po e kërkojnë.

Megjithatë gjithë këtë rrëmujë që reperi ka shkaktuar, nuk e ka ndjekur dikush, rivali i tij i hershëm, Noizy.

I kontaktuar nga Bluetooth, ai shprehet se nuk e ka parë fare se ç’po ndodh aktualisht në vendin tonë. “Nuk e kam ndjekur fare të them të drejtën”, shprehet Rigelsi.


I gjithë interesi i fansave është të dinë se çfarë mendon ai në lidhje me arratisjen e rivalit të tij në skenën muzikore.

“Ju mendoni se mua më intereson ajo që ka ndodhur?. Se çfarë bën Stresi me jetën e tij nuk është problemi im dhe për rrjedhojë nuk më intereson aspak”, theksoi Noizy.

E nëse jeni kurioz të dini sesi do të vepronte Noizy po të ishte në të njëjtën situatë këngëtari shprehet se nuk do ta bënte atë gjë.

“Unë nuk do të isha arratisur njëherë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori