Artistë të shumtë të estradës kanë filluar përgatitjet për sezonin veror 2022.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur që të bashkojnë forcat, në mënyrë që të sjellin bashkëpunime në tentim për të arritur majat e suksesit në garën e hiteve verore.


E mesa duket, dy prej emrave që lakohen për një bashkëpunim të mundshëm janë Yll Limani dhe Noizy.

ylllimani 272732188 1169519103802143 1535625838233904527 n

Pavarësisht se i përkasin dy zhanreve krejt të ndryshme, burimet e Telegrafit kanë mësuar se dyshja kanë kontaktuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve.

Ende nuk dihet nëse ata kanë nisur incizimin e këngës, por që qëllimi për të sjellë diçka së bashku duket se është i qartë.

noizy 242869342 596674181364027 1333881747156254441 n

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me kombinimin e këtyre dy artistëve, njëri i cili i përket rrymës puro hip-hop, e tjetri i zhanrit Pop dhe R&B. /Telegrafi/