Noar Jahiri, shtatëvjeçari nga Fushë Kosova që vuan nga sëmundja e rrallë SSPE (subacute sclerosing panencephalitis) dhe epilepsi, aktualisht ka nevojë urgjente për ndihmën e qytetarëve për të vazhduar trajtimin e tij në Turqi.
Nëna e tij, Shpresa Qyqalla Jahiri, ka treguar për Telegrafin se shpenzimet e trajtimit deri tani janë shteruar dhe se ndihma financiare është e domosdoshme për të mbështetur vazhdimin e trajtimit të djalit të saj.
Në një intervistë, Shpresa Qyqalla Jahiri ka theksuar se trajtimi i Noarit në një spital turk ka qenë i shtrenjtë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mbuluar kostot.
“Për momentin, trajtimi i Noarit kushton 90 mijë euro në Turqi. Ne kemi ardhur me mundësitë tona, por shuma është shumë e lartë. Spitalet tjera që e kemi konsultuar na kanë thënë se sëmundja është e pashërueshme, por këtu ka filluar të përmirësohet. Duam ta vazhdojmë trajtimin deri në fund”, ka shpjeguar ajo.
Shpresa gjithashtu ka bërë të ditur se kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, por kanë marrë vetëm njëherë ndihmë financiare në vitin 2021.
“Ne nuk kemi biseduar më me Ministrinë e Shëndetësisë. Spitali në Turqi nuk kishte marrëveshje me Ministrinë dhe kemi ardhur me financat tona për gjysmë. Nuk kemi ndihmë tjetër nga ata. Kemi nevojë për ndihmën e qytetarëve tani”, ka shtuar ajo.
Nga ana tjetër, Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë një informacion më të detajuar mbi rastin e Noarit.
Sipas përgjigjes së ministrisë, pacienti ka aplikuar më 1 tetor 2021 si rast urgjent i referuar nga Klinika e Pediatrisë.
“Ju njoftoj që sipas të dhënave që posedon Divizioni për TMJISHP dhe arkiva e FSSH-së, pacienti në fjalë ka aplikuar më datë 01.10.2021 si rast urgjent i referuar nga Klinika e Pediatrisë. Për të njëjtin drejtori i Fondit ka lëshuar fletë zotim dhe Bordi ekzekutiv ka nxjerr vendim me shumën financiare në vlerë prej 8,703,20 euro ku edhe është realizuar pagesa”, thuhet në përgjigje, duke shtuar se për të njëjtin nuk ka aplikim tjetër pranë FSSH-së.
Për të mbështetur Noar Jahirin në këtë periudhë të vështirë, familjarët apelojnë qytetarët që të kontribuojnë në ndihmën e tij financiare.
Nëse dëshironi të ndihmoni, mund të kontaktoni familjen Jahiri ose të kontribuoni në llogarinë e tyre bankare të dedikuar për këtë qëllim.
Shpresa Qyqalla Jahiri: TEB Sh.A XK05 20-14-0000391823-61. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës