Viti 2015 ka qenë një nga vitet më të suksesshme të afarizmit që nga prezenca e NLB Prishtina në tregun bankar të Kosovës. Të gjitha objektivat afariste janë realizuar ose tejkaluar dhe ka pasur përmirësime në shumicën e treguesve kyç të performancës, duke e ruajtur pozicionin si banka e tretë më e madhe në vend. Kështu tha kryetari i Bordit Udhëheqës i Bankës NLB Prishtina, Albert Lumezi gjatë një konference për media.
Ai ka shtuar se për vitin e kaluar ishte një vit afarist i suksesshëm me një fitim neto në shumë prej 8.2 milionë euro ose 51 për qind më i lartë se viti paraprak.
Lumezi tha se rezultati afarist i suksesshëm për Grupacionin në vitin 2015, është pikë së pari si rezultat i përmirësimit të kualitetit të aseteve. Ai beson se më këto rezultate të mira afariste, kanë kontribuar në përgjithësi në konsolidimin e sektorit dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar në tregun e Kosovës.
“Grupacioni NLB, e ka rolin e liderit në përgjithësi për ristrukturimin, për avancimin dhe për konsolidimin e gjithë ekonomisë së Sllovenisë…. Ashtu sikur Grupacioni, edhe NLB Prishtina, e cila afaron në tregun bankar të Kosovës që tetë vjet , përvjetorin njëkohësisht me shtetin kosovar. Ne as htu sikur shteti ynë në këto tetë vjet jemi munduar që gjithnjë të jemi sa më afër klientëve duke avancuar shërbimet tona dhe viti 2015 ka qenë viti më i suksesshëm në tërë këtë historik të shkurtër të afarimit tonë në tregun bankar të Kosovës”, tha Lumezi.
Ai theksoi se sa i përket profitabilitetit, i gjithë sektori bankar në Kosovë, në vitin që lamë pas ka qenë profitabil, mjaft mirë i kapitalizuar dhe likuid. Lumezi tha se sa i përket rritjes së portofolios kreditore, në vitin që lamë pas, NLB Prishtina ka qenë një ndër bankat më aktive në procesin e kreditimit.
“Sa i përket profitabilitetit, i gjithë sektori bankar në Kosovë, në vitin që lamë pas ka qenë profitabil, mjaft mirë i kapitalizuar dhe likuid. Edhe banka jonë e ka arrit një neto profit në shumë prej 8.2 milionë euro, që është diku mbi 50 për qind më shumë se në vitin paraprak. Informatë tjetër është sa I përket rritjes së portofolis kreditore, në vitin që lamë pas, NLB Prishtina ka qenë një ndër bankat më aktive në procesin e kreditimit”, tha Lumezi.
Ai tha se Banka edhe më tutje vazhdon të ketë një adekuatshmëri të duhur të kapitalit, ku për këtë ky indikator për NLB për vitin 2015 ishte 17.5 për qind, që për drejtorin Lumezi është përmbi objektivat e bankës, por edhe për mbi minimumin e përcaktuar nga rregullatori bankar, BQK.
Ai tha se arsye pse nuk po bien edhe më tutje normat e interesit, është sistemi I gjyqësor.
Lumezi duke iu përgjigjur medieve për normat e interesit tha se kjo bankë ka shënuar rënie drastike të normave të interesit prej 9.4 në 7.2 për qind. Ai tha se ka hapësirë edhe më tutje për rënie të normave, por gjithnjë nëse përmirësohet edhe sistemi gjyqësor.
“Keni edhe informacione nga BQK-ja, se kemi një rënie drastike të normave të interesit për kredi. Në bankën tonë kemi një normë mesatare për kreditë e reja diku 7.2 për qind, për dalim prej fundit të vitit 2014 që e kemi pasur 9.4 për qind. Kemi një rënie dhe unë besoi se ka hapësirë edhe më tutje për zvogëlim të normave, por duke kontribuar edhe të tjerët sektor për sundimin e ligjit dhe për efikasitetin e sistemit gjyqësor”, tha Lumezi.
I pari i NLB, Lumezi tregoi se nga qershori i këtij viti do të lansojnë tri produkte të reja, të cilat janë “Kartela Conttactless”, “Mobile banking” dhe “Pos terminale”.
Risi tjetër në këtë bankë është edhe ndërrimi i emrit të bankës. Nga sot e tutje, NLB Prishtina do të mbaj emrin e ri “NLB Banka”, kjo për arsye të unifikimit në treg. Ai duke folur edhe për numrin e klientëve të kësaj banke tha se Lumezi NLB ka 240 mijë klientë.
Lumezi tha se në objektivin e bankës së tyre është edhe digjitalizimi për shërbime më të shpejta dhe më efikase bankare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë – mijëra vende të lira pune
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët