Gjermania sot merr kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës po shpresojnë që shteti Gjerman mund të ndikojë pozitivisht në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Gjermania do të jetë kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian. Për Kosovën, ky po shihet si moment kthese sa i përket liberalizimit të vizave.
Por, me gjithë entuziazmin, njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, thotë se duhet përmbajtur nga premtimet drejtuar qytetarëve, sepse për momentin, siç thotë ai, nuk ka diçka konkrete dhe të sigurt.
“Ne duhet të kemi kujdes që të mos i rritim pritjet e qytetarëve duke iu thënë që ka gjasa që procesi i liberalizimit të vizave do të kryhet sivjet. Nuk ka asgjë me shkrim konkrete përveç iniciativës së zonjës von Cramon, por nuk përjashtohet që Gjermania do ta shtyjë këtë agjendë përpara… Kosova duhet t’i zbatojë kriteret ashtu siç e ka të përcaktuar me udhërrëfyes pavarësisht se në raportin e korrikut thuhet se Kosova ka përmbushur kriteret, por këto kritere duhet të zbatohen në vazhdimësi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Besnik Vasolli, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Demush Shasha, nga Instituti Epik, sheh gjasa reale që gjatë presidencës gjermane, edhe qytetarët e Kosovës t’i gëzohen heqjes së vizave.
“Ekzistojnë gjasat reale për liberalizimin e vizave gjatë presidencës së Gjermanisë për dy arsye: E para se Gjermania është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave dhe e dyta sepse Gjermania do të merr kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Gjermania si vendi më i madh i BE-së do të ketë fuqi të jashtëzakonshme për të ndikuar në përshpejtimin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian”, deklaroi për RTV Dukagjinin Demush Shasha.
Komisioni dhe Parlamenti Evropian, kanë dhënë dritën e gjelbër sa i përket liberalizimit të vizave, tani i ka mbetur Këshillit te votoj propozimin, me shumicë te kualifikuar 55% te vendeve te BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kryemadhi flet për listat e opozitës: Në 11 maj do të votoj Ilir Metën

Murtezani: Bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut

Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit evropian, do t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker