LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve juridike dhe LVV-ja e shohin shqetësuese tendencën e Listës Serbe për të marrë deputetët e minoriteteve tjera

Njohësit e çështjeve juridike dhe LVV-ja e shohin shqetësuese tendencën e Listës Serbe për të marrë deputetët e minoriteteve tjera

Njohësit e çështjeve juridike thonë se është e rrezikshme për demokracinë nëse ndodh që Lista Serbe do të kishte ndikim te deputetët e pakicave jo serbe.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se ky veprim do të binte ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse vullneti i komuniteteve jo-shumicë në Kosovë devijohet përmes këtyre lojërave politike, atëherë kjo e cenon atë të drejtë që është e mbrojtur dhe garantuar me Kushtetutë…Komunitetet që mendojnë se u janë shkelur këto të drejta duhet të ankohen së pari në PZAP e më pas në instancat tjera kushtetuese deri në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.


Valmir Ismaili nga Demokracia Plus thotë se nëse vërtetohen këto pretendime, do të dëmtohej demokracia e vendit tonë.

“Nëse një gjë e tillë konfirmohet se ka pasur marrëveshje të tilla politike atëherë kjo do të ishte e dëmshme për demokracinë. Mirëpo kjo është edhe një anomali e sistemit tonë zgjedhor”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se tendencat e tilla nga Lista Serbe janë shumë shqetësuese.

“Kjo në vetvete do të ishte një problem shumë i madh i cili do të duhej të kishte një vëmendje të madhe si nga institucionet qendrore ashtu edhe nga mediat apo organizatat e shoqërisë civile. Nëse pretendimet e deritanishme dalin faktike, ato janë haptazi kundër frymës kushtetuese mbi të cilat është ndërtuar vendi ynë”, deklaroi Përparim Kryeziu nga LVV.

Nga Vetëvendosje thonë se formimi i qeverisë nuk do ta varet nga votat e Listës Serbe pavarësisht nga zhvillimet që po ndodhin me vendet e garantuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori