LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me të dashurën e këngëtarit Seldi Qalliu, e cila është 11 vite më e re se ai

Njihuni me të dashurën e këngëtarit Seldi Qalliu, e cila është 11 vite më e re se ai

Mbrëmë (e mërkurë), këngëtari i njohur Seldi Qalliu zyrtarizoi lidhjen me bukuroshen Sindi Cela.

Ky vendim i rëndësishëm i artistit shqiptar vjen dy vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra dhe pikërisht në ditën kur modelja, tashmë partnerja e tij festoi ditëlindjen.

Sidoqoftë, çifti duket se po shijojnë prej kohësh një romancë të mirë së bashku edhe pse konfirmimi është bërë dje.


Seldi Qalliu prezanton të dashurën e re (Foto: Instagram)

Por, kush është e dashura e re e Seldit, Sindi Cela?

Sindi ka lindur më 10 shtator të vitit 1998 – e cila dje ka mbushur plot 22 vite.

Ajo është shqiptare e rritur në Belgjikë, derisa atje vazhdon jetën dhe karrierën profesionale.

E njëjta merret me modeling që në moshë të re dhe raportohet se para dy vitesh u zgjodh si ‘përcjellësja e parë e Miss Brukselit’.

Krahas kësaj, Cela ka studiuar për ekonomi botërore dhe thuhet se është 166 cm e gjatë.

Sindi Cela

Për ata që nuk e dinë, Sindi ka qenë edhe pjesë e klipit të fundit të Seldit të titulluar “Nutella”.

Ata paraqiten në skena intime dhe njëherësh kjo mbase ishte një paralajmërim për çiftin e ri të estradës shqiptare.

Më poshtë ua sjellim disa imazhe atraktive të modeles Sindi Cela:

Sindi Cela

Sindi Cela

Sindi Cela

Sindi Cela

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori