Jon Abduli është pjesëmarrësi jonë i radhës në emisionin për fëmijë, TM kids.

7 vjeçari i cili vjen nga qyteti i Tetovës, fliste si një i rritur për dëshirat, idetë dhe pëlqimet e tij.


Joni ishte një djal shumë familjar, ai e konsideronte familjen e tij si dhuratën më të madhe, ndërsa dashurinë, si ndjenjën më hyjnore.

Joni na tregoi se është tip i shoqërueshëm, që i pëlqen gatimet e nënës së tij, ndërsa receta e preferuar është Tortelini.

Ai tha se është një adhurues i flaktë i sportit, ndërsa ekip të zemrës e ka Barcelonën.

Përveç sportit, Jonit i pëlqente edhe muzika, ndërsa artistët e tij të preferuar ishin Don Xhoni dhe Kida.

Shumë gjëra interesante na rrëfeu Joni, e ju për të kuptuar më shumë rreth botës së tij, ndiqeni videon në Youtube.