Konferenca e parë dedikuar marketingut digjital në Maqedoni “ALLWEB”, pas 4 vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 20 tetor 2016 do të jetë e pranishme në Tiranë.
Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve digjitale dhe zgjidhjeve inovative.
Erik Meijer ka eksperiencë të gjerë në shitje, zhvillimin dhe strategjinë e biznesit dhe në procesin e biznesit duke përdorur metodologji avantazhuese, duke adresuar kostot, shkallëzimin dhe çështjet e kapaciteteve inovuese (platforma/API/ modele të reja biznesi), gjithashtu duke punuar përtej oqeanit për të depërtuar në tregje të reja, duke unifikuar njerëz, procese dhe teknologji.
Në Deutsche Telekom ai është përgjegjës për transformimin digjital/modelet e reja të biznesit për Platformën e Shpërndarjes së Shërbimit globale (Service Delivery Platform) në Menaxhimin e Aksesit; në zemrën e strategjisë së re të Telekomit ‘Easy to Partner’.
Ai e nisi karrierën e tij në një startup të një profili të lartë të MIT dhe më pas themeloi kompaninë e tij me shpërndarjen e projekteve shumëvjeçare të një profili të lartë për klientët globalë në EMEA, Azi dhe Shtetet e Bashkuara, para se t’i bashkohej Deutsche Telekom.
Erik mban një diplomë në Administrim Biznesi dhe një master shkencor, të kompletuar me edukimin në IMD, Harvard, MIT, CEIBS dhe në Financë. Ai flet rrjedhshëm katër gjuhë.
Dave Birss është një njeri në mision. Ai shpenzoi një pjesë të madhe të karrierës së tij si Drejtori Kreativ i disa prej agjencive më të mëdha dhe të mira të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë OgilvyOne, Mçann Worldgroup dhe Poke. Tani ai fokusohet në demistifikimin e kreativitetit për të ndihmuar individët të mësojnë aftësi të reja dhe kompanitë të përdorin të menduarin e freskët për të arritur rezultate më të mira.
Fjalimet e tij në publik fokusohen që të ndihmojnë kompanitë të thurin kreativitetin me kulturën e tyre dhe t’u tregojnë atyre se si ta aplikojnë atë për të zgjidhur problemet reale të biznesit.
Qasja e Dave drejtohet në krijimin e niveleve më të larta të angazhimit të stafit, një kulture më inovative, ide të freskëta praktike dhe një vizion të fortë lidershipi. Kjo mund të ndihmojë çdo kompani të diferencojë veten e tyre në një treg të populluar duke ofruar vlera unike për konsumatorët.
Si një mendimtar i respektuar në fushën e kreativitetit dhe inovacionit, opinionet e Dave kanë qenë publikuar në libra, revista dhe gazeta. Ai është redaktor për ‘The Drum’- faqen zyrtare dhe revistën më popullore të Europës për marketingun. Në 2012-n ai publikoi një “Një Guidë e Përdoresit drejt Mendjes Kreative”.
Audiencat i lënë sesionet e Dave me këndvështrime të reja për kreativitetin. Më e rëndësishmja është se ata largohen duke kuptuar se kreativiteti nuk është një proces mistik, është një aftësi praktike, e cila duhet të mbillet në organizata dhe të përdoret për t’i shtuar vlerë të vërtetë biznesit.
Miroslav Varga, specialist i motorrit të kërkimit dhe i reklamimit online, me njohuri të thella të ‘AdWords’ të Google. Spiker i TEDx, multilingual, me eksperiencë dhe i specializuar në optimizimin e llogarive, analizat statistikore dhe minimin e të dhënave.
Flet rrjedhshëm kroacisht, gjermanisht dhe anglisht.
Trajnues i çertifikuar për Google ‘AdWords’-GCT dhe lektor i marketingut online në shkolla dhe institucione të ndryshme. I ndershëm, gazmor dhe njeri i ngrohtë me shumë interesa. Njihet si i vetmi trajner i çertifikuar për Google ‘AdWords’ dhe gjyshi i GAIQ në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë