LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Drin Imerin, gjeniun nga Tetova që mori çmimin e parë në garat e matematikës në RMV

Njihuni me Drin Imerin, gjeniun nga Tetova që mori çmimin e parë në garat e matematikës në RMV

Drin Imeri nga Tetova nxënës i shkollës fillore “Naim Frashëri”, është në mesin e nxënësve që ka marrë çmimin e parë në garat shtetërore të matematikës. Edhe pse me konkurrencë të madhe, Drini arriti rezultat të shkëlqyeshëm në garat që u realizuan nga Lidhja e Matematicientëve të Maqedonisë.

Për Telegrafin ai tregoi rrugëtimin si arriti të bëhet pjesë e këtyre garave dhe sa ka punuar për to.

“Vitin e kaluar, arsimtarja jonë e matematikës na ka dhënë teste për ata që dëshironin të merrnin pjesë në këtë garë dhe ata të cilët kanë marrë shumë pikë, atëherë ajo na ka mundësuar të marrim pjesë në këto gara. Pastaj pas një muaji, i bëmë garat komunale ku unë fitova çmimin e parë, ndërsa pas disa javëve kemi bërë garat rajonale ku e fitova çmimin e tretë. Dhe në fund kam marrë pjesë në garat republikane ku kam fituar çmim të parë”, tha Drini.


Përveç çmimeve në gara të matematikës, Drini është i suksesshëm edhe në lëndë tjera.

“Në klasën e pestë në garat e organizuara nga ‘American Corner’ kam fituar vendin e parë në garën ‘Spelling bee’. Gjithashtu njëjtë në klasën e gjashtë kam fituar vendin e parë. Në garat internacionale të Stamm ka fituar vendin e tretë dhe kam marrë pjesë në garat e Kengurit dhe në fazën e parë kam marrë çmimin e parë. Më pëlqen informatika dhe jam duke mësuar për Python”, tha Drini.

Ai e falënderoi mësuesen e tij, Arta Halili Islami, e cila e ka ndihmuar në përgatitjet për garat shtetërore.

Kjo e fundit u shpreh mjaft e kënaqur me rezultatin e Drinit, pasi që siç tha, është suksesi më i madh në garat shtetërore.

Arta Halili Islami, mësuesja e Drin Imerit.

“Ndjehemi shumë të lumtur, si personalisht po ashtu edhe e gjithë shkolla. Është viti i dytë që marrim pjesë në këto gara. Vitin e kaluar kemi arritur maksimum deri në garat regjionale, kurse këtë vit përveç pjesëmarrjes në garat shtetërore, Drini fitoi edhe çmimin e parë, kështu që është sukses i madh për ne”, tha mësuesja Arta Halili.

Ajo gjithashtu theksoi se për shkak të vështirësive në përgatitjet për garat shtetërore, gjegjësisht mungesën e materialeve në gjuhën shqipe, shumë shkolla nuk marrin pjesë në këto gara.

“Lidhja e Matematicientëve të Maqedonisë është e akredituar për mbajtjen e garave të matematikës në vend. Njëkohësisht ata botojnë revistën e tyre ‘Numerus’ për nxënësit e shkollave fillore si dhe ‘Sigma’ për nxënësit e shkollave të mesme, të cilat botohen vetëm në gjuhën maqedonase. Gjatë garës kemi hasur në vështirësi, pasi që në fazën komunale dhe rajonale të garës është përcaktuar që zgjedhja e dy detyrave do të bëhet nga reviste ‘Numerus'”, tha mësuesja Arta, e cila shtoi se materialet për përgatitjen e nxënësve nga këto revista, i ka përkthyer vetë.

Ajo tha se do të vazhdojë të punojë me nxënësit e saj, ndërsa me Drinin synojnë të jenë pjesë e Olimpiadës Ballkanike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori