LAJMI I FUNDIT:

Njësia e ushtrisë ukrainase që ka një prej punëve më të vështira, ata mbledhin kufomat e ushtarëve të vrarë dhe ua dorëzojnë familjarëve

Njësia e ushtrisë ukrainase që ka një prej punëve më të vështira, ata mbledhin kufomat e ushtarëve të vrarë dhe ua dorëzojnë familjarëve

Ballafaqimi me vdekjen është realiteti më i hidhur në luftë – diçka që pak persona e dinë më miri se ukrainasit Taras.

Ky rreshter i ushtrisë ukrainase është pjesë e njësisë që mbledhë kufoma e ushtarëve të vrarë ukrainas në fushëbetejë, të cilët i transporton në morgjet më të afërta dhe më pas ua dorëzojnë familjarëve.

“Mundohem t’i kthejë luftëtarët tanë të rënë për liri sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha 44-vjeçari për Sky News derisa po e ngiste furgonin e tij nëpër qytetin Kramatorsk në lindje të Ukrainës.


“Familjarët e tyre duhet t’ju japin lamtumirën e fundit dhe t’i varrosin siç duhet. Pra, ky është misioni im”, shtoi  Taras, transmeton Telegrafi.

Sa kanë shpenzuar anëtarët e NATO-s për Ukrainën?
Lexo po ashtu Sa kanë shpenzuar anëtarët e NATO-s për Ukrainën?

Por ky mision i tij dhe pjesës tjetër të njësisë nuk është i lehtë, pasi betejat në Ukrainë po vazhdojnë në veçanti pas valës së re të sulmeve ruse në Donetskt dhe Luhansk.

Autoritetet ukrainase nuk kanë publikuar numri e të vrarëve në luftë, por zyrtarët perëndimore thonë se bëhet fjalë për mbi 100 mijë të vrarë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Vetëm një mëngjes, Taras thotë se ka arritur t’i mbledhë trupat e 22 ushtarëve të vrarë që i dërgoi në morg. Ai është prej të paktëve që e di më së miri çmimin që po e paguan kombi i tij për lirinë e vendi.

Pjesëtarët e Wagnerit rus pësojnë humbje të mëdha në Ukrainë, qindra kufoma shihen në thasë të najlonit – madje edhe arkivolet u janë bërë gati
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Wagnerit rus pësojnë humbje të mëdha në Ukrainë, qindra kufoma shihen në thasë të najlonit – madje edhe arkivolet u janë bërë gati

“Nganjëherë nuk mund të fle për shkak të djemve dhe vajzave të reja. Nganjëherë qaj – si çdo njeri tjetër. Kur kthehem në bazë – shtrihem, mendoj dhe qaj”, tha ai.

I pyetur se si arrin të ruaj buzëqeshjen derisa ballafaqohet me shumë vdekje çdo ditë, Taras tha se “është e vështirë, por se kjo ia lehtëson duke i telefonuar familje, gruas, fëmijëve, prindërve e vëllezërve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori